Si te pergatiteni per analize

Pergatitja e duhur perpara analizes ka ndikim te drejtperdrejte ne saktesine e rezultatit. Ushqimi i papershtatshem, medikamentet apo neglizhimi ne fazen parapergatitore mund te kthejne nje rezultat jo korrekt me pasoja per shendetin tuaj. Me poshte gjeni rregullat parapergatitore per llojet kryesore te analizave.

Marrja e Gjakut (Venopunktim)

Marrja e gjakut

Per shumicen e testeve laboratorike te gjakut eshte e domosdoshme pergatitje qe nenkupton marrje te mostres me stomak bosh, ne mengjes, 12 ore nga vakti i fundit. Konsumimi i ushqimit con ne rritje te perqendrimit te glukozes, kolesterolit, lipideve, proteinave, hekurit, vitamines B12 dhe acidit folik.

Para matjes se yndyrnave

Konsumohen vaktet e zakonshme te ushqimit, por jo me yndyre te shtuar. Te mos konsumohet:

  • Qumeshti dhe prodhimet e tij
  • Ushqimet e ferguara
  • Vezet
  • Mishi i yndyrshem
  • Buka e bardhe
  • Embelsirat
Te mos kryeni aktivitet fizik ne mengjes dhe te informoni laboratorin nese perdorni barna.

Para matjes se kolesterolit

Duhet te kalojne 8 jave nga:

  • Infarkti miokardiak akut
  • Operacioni kirurgjik
  • Trauma
  • Semundjet dytesore me ndryshime ne metabolizmin lipideve
  • Infeksioni akut bakterial ose viral

Para matjes se hekurit

  • Nje muaj pas injektimit te preparateve te hekurit
  • 10 dite pas nderprerjes se marrjes se tabletave, kapsulave ose shurupit
  • 3 dite pas infuzionit intravenoz te preparateve te hekurit
  • Nuk kryhet ne faze te infeksionit bakterial ose viral

Hormonet e stresit

Marrja e gjakut per Prolaktin, Cortizol, ACTH, Kateholamine duhet te kryhet ne gjendje te relaksimit te plote dhe clodhjes (shtrirjes) nga 20–30 minuta. Keto hormone tregojne variacion te shprehur ditor.

Pacientet ne terapi antikoagulante

Rekomandohet marrje e gjakut ne oret e mengjesit dhe marrja e terapise se zakonshme pas marrjes se gjakut. Kjo vlen edhe per cdo lloj terapie kronike.

Hormonet seksuale

FSH, LH, E2, PRG, PRL duhet te maten ne diten e 3–5 te ciklit menstrual ose ne diten e 21–23, ne varesi nga keshilla e mjekut.

Para marrjes se gjakut anashkalohet aktiviteti fizik, sepse ndikon ne zmadhimin e nivelit te enzimave individuale CK dhe LDH.
Per rezultate te besueshme, marrja e gjakut duhet te kryhet pas nderprerjes se terapise dhe periudhes "wash out" — koha e domosdoshme qe medikamenti te dale nga organizmi. Vlen vecanerisht per terapi me hekur, vitamine dhe hormone.

Urina (Mbledhja & Urinokultura)

Mbledhja e urines

Kontrolli i urines

Per kontroll te urines dhe/ose urinokulture eshte e domosdoshme te merret urina e pare e mengjesit (rrjedhja e mesme), pas higjenes personale (uje te ngrohte dhe sapun), ne ene sterile. Ose moster urine te marre te pakten 3 ore nga urinimi i fundit.

Mostrat duhet te sillen ne laborator sa me shpejt te jete e mundur. Nese nuk keni mundesi te vini menjehere, urina mund te ruhet ne frigorifer:

  • Analizimi jo me vone se 2 ore nga marrja
  • Maksimalisht 4 ore nese ruhet ne frigorifer

Urina 24-oreshe

Per analiza ku percaktohet sasia ditore e urines, duhet te pini 6–8 gota uje (rreth 1.5 L). Mblidheni urinen ne shishe te paster plastike (me mire shishe uji):

  1. Mengjesin e pare zbrazeni komplet fshikezen, hidheni ate urine dhe shenoni kohen.
  2. Mblidhini te gjitha mostrat e urines gjate dites dhe nates ne shishe plastike.
  3. Saktesisht 24 ore nga fillimi i mbledhjes, zbrazeni komplet fshikezen dhe shtojeni ne sasine paraprake — kjo moster e fundit kompleton urinen 24-oreshe.

Ushqime per t'u shmangur (3 dite para urines 24h)

  • Cokollata, kakao
  • Kafe, caj
  • Coca cola, vanilie
  • Embelsira, akullore
  • Banane, ananas
  • Salca te ndryshme
  • Djathra te ndryshem
  • Duhani
  • Aspirina dhe medikamente te tjera
  • Ushqim i pasur me proteina (3–5 dite para ciklit)

Urinokultura — pergatitje e zgjeruar

Pergatitja per dhenie te urines per urinokulture eshte vecanerisht e rendesishme tek grate dhe femijet e vegjel:

  1. Larje e gjenitaleve te jashtme me uje te ngrohte dhe sapun, rrjedhja shkon nga perpara drejt mbrapa.
  2. Pas larjes, lekura te thahet pa lyerje me krem.
  3. Tek femijet, te kthehet lekura e perpuciumit dhe pas saj te lahet.
  4. Merret vetem rrjedhja e mesme — gota e mbushet deri nje te treten te volumit.
Tek femijet, mund te vendoset qese sterile dhe te kontrollohet kur kane urinuar. Pasi te urinojne, hiqet qesja dhe sillet ne laborator.

Klamydia, Mykoplazma, Ureoplazma

Eshte e nevojshme te merret rrjedhja e pare e mengjesit qe mbledh qelizat epiteliale te uretres ku ndodhen keto mikroorganizma. Kjo me shume vlen tek burrat — tek grate per izolim te ketyre mikroorganizmave merret material cervikal.

Uretitis

Material uretral merret ne mengjes para urinimit. Nese kryhet gjate dites, midis urinimit te fundit dhe marrjes se materialit duhet te kalojne te pakten 2 ore.

Strisha Vaginale & Materiale Gjenitale

Strisha vaginale

Strisha Vaginale

  1. Ne mbremje behet larje e organit gjenital me uje te ngrohte dhe sapun, shplarje e mire, fshirje me peshqir te paster e te hekurosur.
  2. Nuk duhet te kryhen marredhenie seksuale ne mbremje ose mengjes.
  3. Duhet te vini detyrimisht ne mengjes pa urinuar.

Materiale Vaginale & Uretrale

  • Material vaginal/gjenital: pacientja nuk duhet te kete marredhenie seksuale 24 ore para marrjes se materialeve.
  • Material uretral: pacienti nuk duhet te urinoje te pakten 1–2 ore para marrjes.

Spermogram

Per analize spermogrami eshte i domosdoshem abstenim 3–5 dite. Mostra jepet ne laborator ose cohet ne valixhe speciale transporti ne 37°C ne afat prej 20 minutash.

Spermokulture

Para dhenies se mostres se spermes, pacienti duhet te urinoje.

Fece, Glukoza & HbA1c

Protokollet e analizave

Fece & Parazit

  1. Vini nje dite me pare ne laborator dhe merrni goten me solucion per te grumbulluar fecen 3–5 dite.
  2. Solucioni e ruan materialin dhe aplikohet qe te ekzaminohet feca disa ditore — paraziti shfaqet ne dite te ndryshme.

Test per Mbingarkese me Glukoze

Testi kryhet ne laborator, ne kohezgjatje 120–180 minuta (ne varesi nga protokolli i mjekut). Gjate kohes se testit pacienti duhet te qendroje i clodhur — nuk mund te haje, te pije alkool ose te pije duhan. Disa dite para testit pacienti duhet te jete ne ushqim te baraspeshuar dhe te mos ekspozohet ne mundime te medha fizike.

Konsumi i medikamenteve qe ndikojne ne metabolizmin e glukozes (psh. kortikosteroide) duhet te nderpritet vetem me marreveshje me mjekun.

Ngarkesa me Glukoze per Shtatezenat

Rregullat jane njesoj si ne ngarkesen e plote, por ne kete rast merren 50 gr sheqer dhe 150 ml uje.

Ngarkesa me Glukoze per Femijet

Llogaritet 1.75 gr glukoze (sheqer) per kilogram peshe.

Hemoglobina e Glikolizuar (HbA1c)

Kjo analize nuk ndikohet nga ushqimi dhe mund te behet ne cdo kohe.

Teste Mikrobiologjike

Teste mikrobiologjike

Pergatitja e pacienteve per teste mikrobiologjike eshte vecanerisht e rendesishme — mund te ndikoje ndjeshem ne rezultatet.

Te gjitha mostrat duhet te merren para fillimit te terapise antibiotike, ose te pakten 48 ore pas nderprerjes se saj.

Material nga Faryngsi (Fyti)

Duhet te merret ne mengjes, para larjes se dhembeve, te ushqimit dhe te ujit. Nese merret gjate dites, duhet te kalojne te pakten 2 ore nga konsumi i fundit i ushqimit dhe pijeve.

Material nga Hunda

Duhet te merret para zbatimit te terapise antibiotike dhe te pakten 3–4 ore nga shpelarja (shfryrja) e fundit e hundes.

Sekrecionet e dendura dhe te ngjyrosura tregojne infeksion bakterial; sekrecionet e tejdukshme dhe te lagshte zakonisht shoqerojne infeksion virusal.

Tek Femijet

Gjate marrjes se materialit nga fyti dhe hunda, prinderit duhet ta mbajne femijen ne krahe — njera dore mbi duart e tij dhe tjetra ne balle, duke i shoqeruar koken derisa profesionisti merr materialin.

Sputum (Material nga Kollitja)

Mostra merret ne mengjes, para ushqimit ose shpelarjes me mjete dezinfektuese, dhe para fillimit te terapise antibiotike. Procedura:

  1. Goja paraprakisht shpelahet me uje te zakonshem dhe peshtyhet.
  2. Pacienti kollitet thelle disa here ne ene sterile.
  3. Ne menyre paralele merret edhe material nga zgavra e gojes.

Kontrolli mikrobiologjik nen mikroskop percakton nese mostra eshte adekuate (pra material nga bronket dhe jo vetem peshtyme).

Transporti i Mostrave Biologjike

Faza para-analitike eshte nje nga me te rendesishmet ne praktiken laboratorike — ketu ndodhin shumica e gabimeve. Per ta parandaluar kete fenomen duhen ndjekur disa hapa:

  • Perdorimi i tubave dhe kontenierve te pershtatshem ne varesi te specifikave te mostres dhe te testit qe do te kryhet.
  • Perpunimi i sakte i mostrave biologjike ne laborator, ne menyre qe te behen gati per procedurat specifike te testeve te ndryshme.
  • Sigurimi i nje transporti te shpejte dhe me kushte te pershtatshme (temperature) — me kuti te posacme dhe pllaka akulli.
  • Perdorimi i termometrit (DataLogger) gjate transportimit eshte procedure shume e rendesishme per te shmangur cdo gabim ne procesin para-analitik.

Keni paqartesi rreth pergatitjes?

Stafi yne eshte gati t'ju ndihmoje me cdo informacion qe ju nevojitet para analizes.

Rezervo Takim

Cfare duhet te dini...

blog
Kohezgjatja e Analizave
  • Laboratori Mjekesor ALK
blog
Llojet e Analizave
  • Laboratori Mjekesor ALK